Rreth 20 persona të lagjes “Begaj”, në fshatin Banjë të Malishevës, janë izoluar tash e disa ditë. Kjo pasi që ata rezultuan pozitivë me virusin Covid-19.
Njëri nga të infektuarit është edhe pronar i një dyqani ushqimor në këtë lagjeje e i cili, sipas banorëve këtu, ishte izoluar vetëm një orë para se të dilnin rezultatet e testimit për virusin, raporton KOHA.
Shkaku i kësaj banorët e tjerë të kësaj lagjeje po thonë se janë të shqetësuar pasi që, sipas tyre, ata kanë frekuentuar marketin dhe kanë pasur kontakt me ta. Ata thonë se nuk janë kontaktuar e as nuk janë vizituar nga askush deri më tani.
Përveç Komunës së Malishevës, e cila tash e disa javë është në karantinë, zyrtarë policorë tashmë kanë rrethuar edhe hyrje-daljet e lagjes “Begaj”, lagje në të cilën jeton edhe kryetari i Malishevës.
Banorët në Banjë thonë se pas konfirmimit të rasteve me koronavirus, përveç shtëpive të të infektuarve dhe shtëpisë së kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, nuk është dezinfektuar asgjë tjetër.
Por, Begaj ka mohuar këtë gjë, duke thënë se është dezinfektuar e gjithë lagjja dhe se të gjitha kontaktet janë duke u identifikuar.
Ani pse në Malishevë numri i personave të infektuar ka shkuar mbi 60, sipas Begajt, ata e kanë situatën nën kontroll dhe se ditët në vazhdim do të ndërmarrin masa të tjera në parandalim të përhapjes së virusit.
Edhe
Banorët e lagjes së izoluar në Malishevë ankohen se nuk po marrin shërbime mjekësore
Dy nga këta persona që tashmë janë në izolim, kishin shitur fidanë edhe në Krushë të Madhe të Rahovecit e që, sipas Begajt, nuk kanë informata se si kanë arritur të dalin këta persona nga Malisheva.
Kritika të shumta ndaj qeverisjes lokale e asaj qendrore për mosmenaxhim të mirë të situatës me pandeminë kanë drejtuar zyrtarë të PDK-së në Malishevë.
Komuna e Malishevës ka më së shumti të prekur në Kosovë me koronavirus, rreth 60 persona kanë rezultuar deri tani pozitivë.
-
Begaj u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat përkundër heqjes së karantinës për Malishevën
-
Malisheva më e prekura nga Covid-19, kryetari Begaj thotë se qytetarët s'treguan kujdes të madh
-
Banorët e Malishevës së karantinuar zgjedhin Rahovecin për shërbime mjekësore – Begaj nuk pranon të flasë për KTV-në
-
Begaj thotë se po gjurmojnë personat me të cilët ka pasur kontakt 37 vjeçarja nga Malisheva