Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, thotë se përveç pandemisë së krijuar me COVID-19, komuna që ai udhëheq tani e ka edhe sezonin e rriqrave, derisa theksoi se akoma nuk ka filluar dezinsektimi për rriqra.
Në një prononcim për KosovaPress, ai thotë se brenda këtyre ditëve fillon dezinsektimi apo spërkatja e hapësirave ku qytetarët mund të pickohen nga rriqrat.
Begajt theksoi se kjo komunë që 7 vite nuk ka pasur problem me ethe hemorragjike, megjithatë konsideron se kjo periudhë është e vështirë për shkak se dimri ka qenë shumë i butë.
“Dezinfektim për koronavirusin kemi bërë 3 here, në të gjitha marketet që punohet, në të gjitha familjet që kanë qenë të prekura, ndërsa për çështje të rriqrave akoma nuk kemi filluar. Besoj që brenda këtyre ditëve fillojmë procedurën sepse kemi tash sezonin e etheve që fatmirësisht që 7 vite nuk kemi pasur ethe hemorragjike, por këtë vit nuk do të thotë që nuk do të kemi është pak e rrezikshme sepse edhe dimri ka qenë shumë i butë”, thotë Begaj.
Ndërkohë, është raportuar se kanë qenë 100 raste të pickimit nga rriqrat në këtë komunë.
-
Muja thotë se dezinsektimi kundër rriqrave ka për qëllim që fermerëve t’u krijohen kushte
-
Në komunën e Malishevës gjatë këtij vitit janë paraqitur 210 raste të pickimit nga rriqrat
-
Vazhdon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë
-
Fillon dezinsektimi kundër rriqrave në Malishevë
-
Komuna e Malishevës thotë se e ka nën kontroll situatën me rriqrat