Politologu Agon Maliqi ka bërë një prognozë të rezultatit të zgjedhjeve lokale që do të organizohen në vjeshtë, humbëse e të cilave thotë se do të jetë PDK-ja, partia me më së shumti komuna ku qeveris aktualisht. Parashikimin e mbështet në frymën e krijuar pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme nacionale, por edhe nga faktorë të tjerë.
Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, Maliqi ka shprehur bindjen se, nëse PDK-ja nuk ndërmerr diçka më serioze, ajo rrezikon të tkurret në një grusht bastionesh apo komunash të vogla, aty-këtu ndonjë të mesme, si dhe të humbasë Prizrenin, qytetin e saj të vetëm të madh.
Për LDK-në thotë se mund ta gjejë veten nëpër shumë balotazhe me votën besnike partiake, por pa kandidatë të rinj thotë se mund të mbetet aty ku është tani, shkruan sot “Koha Ditore”. Nga kjo situatë, sipas Maliqit, mund të përfitojë LVV-ja, e cila përveçse është favorite për ta mbajtur Prishtinën me kandidatë të mirë dhe të pranueshëm, përtej bazës partiake sheh gjasa të bëjë përmbysje në komuna të mëdha si në Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, e ndoshta edhe të befasojë në Prizren e Gjakovë, si dhe të marrë një varg komunash të vogla në pjesën lindore të Kosovës.
Në këtë intervistë, Maliqi ka numëruar argumentet që e vënë në rrethanë të vështirë PDK-në. Sipas tij, elektorati i LVV-së e LDK-së është anti-PDK dhe vota e tyre në balotazh vështirë se shkon te kjo parti. Prandaj, sheh pak gjasa që kandidatët e saj të mundë të triumfojnë në rundin final të zgjedhjeve... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.