Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi përmes ambasadës së saj në Kosovë ka thënë se ka kontaktuar me autoritetet në Kosovë për të marrë më shumë informata lidhur me shtetasin e saj të arrestuar një ditë më parë në Gazimestan.
“Ne jemi të informuar nga autoritetet kompetente të Kosovës se janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për zbardhur rastin e të riut dhe atij t’i ofrohet ndihma juridike”, thuhet në reagimin e Ministrisë, shkruan Vijesti.
“Ambasada e Malit të Zi do të vazhdojë komunikimin intensiv në mënyrë që të marrë më shumë informacione”, thuhet më tutje në deklaratë.
Më tutje MPJ ka bërë thirrje akterëve politikë që nga ky rast “mos të krijojë rast tjetër për konfrontime politike” por të lejojnë si autoritetet në Mali të Zi edhe atyre në Kosovë të kryejnë punën e tyre.
Një ditë më parë, policia e Kosovës gjatë festimeve në Gazimestan të festës së Vidovdanit arrestoi një shtetas të Malit të Zi, me dyshimet se kishte kryer veprën "nxitje e përçarjes dhe mos durimit” pasi kishte bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
-
Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin në Gazimestan
-
Arrestohet një shtetas turk që po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja për tre vjet në Kosovë
-
Serbët kontrollohen në hyrje të Gazimestanit, Policia ka kërkesa për pjesmarrësit
-
Kosova nis hetime paraprake për incidentet me të shtëna në kufirin me Malin e Zi