Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se nga viti 2024 vendi që përfaqëson do ta rrisë prezencën në Kosovë përmes KFOR-it.
Në një takim të mërkurën me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, Malaj ka thënë se Shqipëria e ka Kosovën prioritetin më të lartë.
“I shoqëruar nga Atasheu Ushtarak Kolonel Altin Kurti, zhvillova një takim miqësor me Komandantin e KFOR, Gjeneralmajor Ozkan Ulutas. Gjatë këtij takimi biseduam për situaten e sigurise në Kosovë. Gjeneralmajor Ulutas falenderoi Shqipërinë për mbështetjen që i jep KFOR-it. I konfirmova se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesē KFOR, pasi vendi ynë e ka Kosovën në prioritetin më të lartë. Po kështu, kjo mbështetje do të vijojë pasi në vitin 2024, Shqipëria do të rrisë prezencën e saj”, ka shkruar Malaj në Facebook.
Duke folur për dialogun, ambasadori i Shqipërisë ka thënë se është rruga e vetme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
-
Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Kosovë
-
Komandanti i KFOR-it njofton Beogradin për reduktimin e trupave në Kosovë pas përmirësimit të gjendjes
-
Kroacia do të rrisë numrin e ushtarëve në Kosovë në misionin e NATO-s
-
Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët
-
Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e NATO-s