Lavdim Makshana, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se vendimi për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë është ndërhyrje dhe cenim i pavarësisë së gjyqësorit.
Ai ka thënë të enjten në emisionin “60 Minuta” të KTV-së se ngritja dhe ulja e pagave duhet të bëhet vetëm nëpërmjet Kuvendit, derisa shtoi se ende nuk dihet arsyeja e uljes së pagave.
“Kushtetuesja ia kishte dhënë dritën jeshile këtij vendimi, që të mos preken pagat. Me këtë vendim cenohet ndjeshëm pavarësia e gjyqësorit. S’mund ta dimë as arsyen e vërtetë pse tani po zbriten pagat. Qeveria Kurti në vitin 2020 i kishte zbritur vetëm pagat e kabinetit qeveritar, e nuk ishin prekur ato të gjyqësorit. Pse po merret tan një vendim i tillë, nuk mund të dihet. Kemi kërkuar që ky vendim i Kurtit të anulohet menjëherë”, deklaroi Makshana.
Sipas hulumtuesit të IKD-së, Komisioni i Venecias në opinionin e tij kishte propozuar që pagat e gjyqësorit “mund të ulen vetëm në rast të një krize ekonomike dhe financiare”.
“Një ulje e tillë na kthen në vitin 2017. Kur pagat e gjyqësorit preken deri në 1.000 euro, ata po i ekspozon para aferave korruptive. Pagat dallojnë nga niveli në nivel. Prokurori i Speciales e ka pagën deri në 2.000 euro, ndërsa ai i Supremes rreth 2.6000 euro”, ka deklaruar ai.
Edhe
Miftaraj: Ulja e pagave për gjykatësit e prokurorët, ndërhyrje në pavarësinë e tyre
Makshana ka theksuar se Qeveria do të duhej t’i merrte parasysh opinionet e Komisionit. Sipas tij, vettingu në drejtësi është i domosdoshëm.
-
Zogaj: Po cenohet pavarësia e gjyqësorit, pushteti të mos i komentojë vendimet tona
-
Bugaqku: S’është në rregull që të luhatet paga e gjyqtarit sa herë që ndërrohen qeveritë
-
Mehmeti: Ligji i Pagave më së shumti e ka goditur sistemin gjyqësor
-
Ata që pësuan ulje pagash i kërkojnë Avokatit të Popullit ta çojë ligjin në Kushtetuese