Drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se nuk duhet t’i ulen pagat e prokurorëve dhe gjykatësve, pasi sipas tij kjo konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejt në pavarësinë e tyre.
Reagimi i Miftarajt vjen pas publikimit të draftit për Ligjin e pagave, ku parashihet që paga e gjykatësve dhe prokurorëve të ulet.
“Projektligji për pagat në raport me gjykatësit dhe prokurorët nuk guxon dhe nuk mund të ulen pagat e gjykatësve dhe prokurorëve. Çdo ulje e pagave për këtë kategori cenon sigurinë juridike dhe financiare të tyre. Projekt-ligji vëmendje të veçantë duhet kushtuar balancimit të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve me stafin administrativ në sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.
Drafti i Ligjit të pagave i publikuar sot, pritet të shkojë në Kuvend gjatë muajit mars.
-
Masa ekstreme kundër Qeverisë, “gjyqtarët dhe prokurorët mund të ofrojnë dorëheqje kolektive”
-
Makshana: Ulja e pagave të gjyqësorit, ndërhyrje në drejtësi
-
Qeveria ankohet ndaj vendimit të Themelores që anuloi atë për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve
-
Bugaqku: S’është në rregull që të luhatet paga e gjyqtarit sa herë që ndërrohen qeveritë
-
Themelorja anulon vendimin e Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve