Nuk na kishte shkuar në mendje se si një politikan mund të quhet edhe i papunë. Por kjo do të ndodh dhe vetë Majlinda Bregu, në takimin e fundit të Këshillit të Integrimit, lajmëroi se nga nesër do të jetë një qytetarë e papunë, ndërsa thotë se këtë periudhë do ta përdorë për mirë.
“Për mua është dita e fundit që jam pjesë e Këshillit të Integrimit dhe Parlamentit, nesër jam e papunë, por sikur thotë Çurcill do të mundohem të përmirësohem”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga nesër nis punën parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Parlamentit do t’i mungojnë një numër i madh deputetësh, sepse Edi Rama dhe Lulzim Basha vendosën që në listat e kandidatëve të mos përfshijnë një numër të madh deputetësh që ishin në parlament gjatë viteve të fundit.