Arbëri

Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend pas 30 muajsh, Berisha për herë të parë pa PD-në

Këtë të premte do të zhvillohet seanca e parë plenare në Kuvendin e Shqipërisë me deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 25 prillit.

Sot do të rikthehen në Kuvend pas 30 muajsh mungesë deputetët e opozitës, të cilët para dy viteve dorëzuan mandatet.

Seanca e parë do të jetë në orën 10, nga ku të gjithë deputetët do të hyjnë nën masat anti-COVID dhe do të ulen në karriget parlamentare.

Një tjetër befasi e kësaj seance plenare do të jetë mungesa e Sali Berishës në grupin parlamentar të PD-së. Një natë më parë kryetari i të djathtës shqiptare, Lulzim Basha, përjashtoi liderin historik të demokratëve Sali Berisha, i cili është shpallur “non-grata” nga SHBA-ja

Ndërkohë pritet që seanca t’i ndërpresë punimet gjatë drekës për t’i rinisur në orën 17, ku do të votohet kryeparlamentari i ri.