Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për shtyp të premten në Paris me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, Macroni ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për të gjitha çështjet rajonale.
“Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për bashkimin e Evropës për ta bërë më të fortë në sfondin e agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri, kini besim te mbështetja jonë. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Në të gjitha çështjet rajonale është e nevojshme normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Macron.
Rama u prit me ceremoni shtetërore nga Macroni, ndërsa u shpreh se një mikpritje të tillë nuk e kishte imagjinuar.
Macroni ndërkohë u shpreh i impresionuar me reformat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë kësaj vizite, Rama dhe Macron nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare që do të thellojnë bashkëpunimin mes shteteve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit, atë të turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
Edhe
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë
Takimi i Ramës me Macronin, vjen disa ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me udhëheqësin francez në Paris.
Pas takimit me Vuçiqin, Macron kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatonin Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit - të arritur vitin e kaluar - duke theksuar se Franca do të sigurohet që çdo hap i kësaj marrëveshjeje do të përmbushet.
-
Macroni uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Normalizimi i raporteve me Serbinë, çështje e sigurisë evropiane
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Rama në Francë, pritet nga Macroni
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore