Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë e sheh kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Ai thotë se do të ishte mirë nëse negociatat do të ishin më dinamike, megjithatë shton se “që nga fundi i vitit të kaluar kemi parë hapa që japin shpresë”.
“Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dyja palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe kështu paraqet frenim për të gjithë rajonin. Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku”, ka thënë Mass për gazetën serbe “Kurir”.
Sipas tij, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin mes Kosovës dhe Serbisë që nga vera e kaluar, është kapërcyer.
“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer. Kjo hap mundësinë e mirë që duhet shfrytëzuar për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, tha ai.
Hass tha se marrëveshja gjithëpërfshirëse do ta sjellë anëtarësimin në BE të të dyja shteteve, “por më e rëndësishmja – do të kishte rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, tha diplomati gjerman.
-
Maas: Marrëveshja Kosovë-Serbi ua hap rrugën drejt Evropës dy shteteve
-
Maas: Nuk ka alterantivë tjetër për Kosovën e Serbinë ndaj një marrëveshje gjithëpërfshirëse
-
Kos thotë se dialogu me Serbinë është kyç në rrugën drejt BE-së, bën thirrje për institucione të qëndrueshme
-
BE: Integrimi i Kosovës dhe Serbisë, i kushtëzuar nga angazhimi në normalizimin e marrëdhënieve
-
Kos: Serbia t’i përmbushë të gjitha detyrimet nëse e dëshiron integrimin në BE