“Pa Thacin e Veselin, LVV do të bënte koalicion me PDK-në”, iu drejtua kështu Enver Hoti nga NISMA kandidates për deputete në radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu.
Mirëpo këtë e përgënjeshtroi vetë Haxhiu duke i thënë se më herët kishin pasur biseda dhe vetë Hoti i kishte thënë se “klani pronto duhet të largohet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"A nuk po të vjen marre hic qysh po shpif Enver a? Bile kur flet me dikë është mirë me këqyrë në sy. Dikur ju i thoshit qytetarëve dilni nga PDK ta krijojmë NISMËN e ç’ka bëtë sot. Vetë ti më ke thënë mu që Klanin Pronto duhet me largu", ka thënë ajo në Rubikon të KTV-së .