Arbëri

Lushtaku merr dekoratë nga Thaçi

Njëri nga komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku, sot u dekorua nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me medaljen presidenciale për dhjetëvjetorin e Pavarësisë.

Ka thënë se Lushtaku, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.