Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një ceremoni zyrtare në Tiranë, ka dekoruar personalitete të shquara nga Republika e Shqipërisë, që në periudha të ndryshme kanë dhënë kontribut të shquar për Kosovën.
Në këtë ceremoni për të dekoruarit u tha se janë hisedar të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi falënderoi të gjithë miqtë në Shtetet e Bashkuara, NATO dhe miqtë në Evropë, të cilët kanë dhënë kontribut për lirinë e Kosovës.
“Po një gjë është e saktë, është e qartë, pa rolin e Ushtrisë Çlirimtare, pa rezistencën e atyre luftëtarëve të lirisë, të vajzave dhe djemve të Kosovës, që ndikuan që të mobilizohet populli i Kosovës, të bashkohen si kurrë ndonjëherë në histori, sepse ju e dini ne kemi zhvilluar shpesh kryengritje por kryengritjet tona kanë qenë lokale, pa vizion të qartë politik dhe pa mbështetje të partnerëve. Kësaj radhe UÇK-ja bashkoi popullin e Kosovës, UÇK-ja bashkoi gjithë shqiptarët kudo që jetojnë, qoftë në Shqipëri, Maqedoni, qoftë në Preshevë, qoftë në diasporë dhe të jeni të sigurt se kur kombi shqiptar u bashkuan rreth luftës së UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri, atëherë edhe ndërkombëtarët u vunë në lëvizje“, tha ai.
Ai ka shprehur mirënjohje të gjithë të pranishmëve në këtë ceremoni për rolin e jashtëzakonshme diplomatik dhe ushtarak, që ndikuan që bota ta përkrah Kosovën edhe më tepër.
“Arritëm që për herë të parë që të vëjmë në lëvizje NATO-n, dhe kjo nuk do të ndodhte pa kontributin dhe rolin dinjëtoz të Shqipërisë, prandaj pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë, as e pavarur sikur pa mbështetjen e Shqipërisë, rrugëtimi ynë për NATO dhe Bashkim Evropian, do jetë shumë i vështirë, prandaj ishim bashkë në periudha më të rënda të kombit tonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jam i bindur që do të kemi rrugëtim të përbashkët edhe për NATO, edhe për Bashkim Evropian me mbështetje të plotë të Shqipërisë. Dëshirojë të shpreh mirënjohje dhe falënderim për çdo familje shqiptare ku do që jeton në Republikën e Shqipërisë, që hapi derën, hapi zemrën për shqiptarët nga Kosova që u detyruan të zhvendosën nga spastrimi etnik i Sllobodan Millosheviqit, kur kryente gjenocidin në Kosovë”, tha ai.
Në emër të të dekoruesve, Sabit Brogaj tha se ndjehen shumë të nderuar pasi UÇK si kulmi i përpjekjeve të Kosovës për liri. Sipas tij, UÇK përbëri jo vetëm kulmin por edhe zgjidhjen e problemit, pasi e zgjidhi problemin me luftë, gjak dhe mendje, çka detyroi bashkësinë ndërkombëtare që të ndërhyjë por edhe ngacmoi dhe nxiti ndërgjegjen patriotike të shqiptarëve të Shqipërisë.
Ai lavdëroi edhe drejtuesit e UÇK-së.
“Ne patëm nderin dhe fatin në atë kohë të bashkëpunojmë me disa drejtues dhe komandues, djemtë të ri nga mosha por burra për çështjen e Kosovës, të cilët i dolën mban asaj çështje , me një kuptim ne si mbështetës ishim inkurajim. Ata ishin më shumë se inkurajim dhe nxitje për ne se për herë të parë ne pamë te ata besimin se ata do të realizonin çështjen e madhe të Kosovës“, tha ai.
Dekoratë iu nda Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Aleksandër Meksi, Anastas Angjeli, Arben Malaj, Arben Rakipi, Artan Meçi, Artan Myftiu, Artur Zheji, Bashkim Fino, Bashkim Zeneli, Blendi Klosi, Eduard Mazi, Epir Luzi, Fatmir Kumbaro, Fatos Klosi, Fatos Nano, Xhavit Sinani, Peliks Baçi, Frederik Ymeri, Gazmend Demi, Gëzim Podgorica, Gjok Buna, Ilir Cepani, Ilir Mustafaraj, Ilirjana Teloqano, Kastriot Islami, Kiço Blushi, Kristaq Porodini, Kudusi Lame, Luan Hajdaraga, Leonard Demi, Maliq Doçi, Neritan Ceka, Paskal Milo, Perikli Teta, Petrit Bushati, Petro Koçi, Refik Pucaj, Remzi Bajramdemaj, Sabit Brokaj, Skender Gjinushi, Sokol Baraj, Sokol Poga, Shaban Braha, Shefqet Dizdari dhe Adem Qopani.
Në fund u tha se lista do të plotësohet edhe me personalitete të tjera./KsP.