Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka reaguar asaj të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, e cila tha se partia e saj mbetet në pritje të propozimeve konkrete nga LDK-ja dhe PDK-ja sa i përket çështjes së presidentit.
Lushaku-Sadriu ka thënë se propozimi i partisë së saj tashmë është i ditur, teksa ka kërkuar nga partia në pushtet të tregojë nëse është e gatshme t’i ofrojë 66 vota për atë propozim.
“A deshët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota!”, ka shkruar shkurtazi Lushaku-Sadriu.
Nagavci gjatë mbrëmjes të së dielës ka shkruar në Facebook se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një hap përpara në përpjekje për tejkalimin e ngërçit në zgjedhjen e presidentit.
Nagavci ka thënë se nuk kanë pranuar zyrtarisht asnjë propozim konkret nga opozita për president.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me një shkrim drejtuar kryeministrit Albin Kurti në Facebook ka përmendur edhe mundësinë e propozimit të ish-presidentes Vjosa Osmani për postin e presidentes po që se garantohet 66 vota nga Vetëvendosja.
-
Lushaku-Sadriu: Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së
-
Nagavci: Mbesim edhe sonte në pritje të propozimeve konkrete nga PDK-ja e LDK-ja për presidentin
-
LDK: Përgjegjësia për emrin e presidentit i takon Vetëvendosjes
-
Lushaku-Sadriu nuk tregon nëse LDK-ja do ta votonte Vjosa Osmanin
-
Lushaku: Procedura është thyer, do të kërkojmë edhe interpretime kushtetuese