Kryeprokurori Aleksandër Lumezi nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e maskës.
Ai është parë duke lëvizur rrugëve të kryqytetit pa maskë, madje në fotografitë që ka siguruar KOHA, një gjë të tillë e ka bërë edhe kur ka frekuentuar njërin nga lokalet në kryqytet. Ai ishte i shoqëruar nga ish-drejtori për Krime Ekonomike, Nazim Sahiti, i cili ishte degraduar nga pozita vitin e kaluar.
Vendosja e maskës nga Qeveria e Kosovës është bërë obligative ndërkaq Policia çdo ditë njofton për dhjetra ndalesa për mosrespektim të këtij vendimi.

Artikuj të ngjashëm
-
Pranohet kërkesa e Lumezit për të mos u votuar si u.d. zëvendëskryeprokuror
-
Lumezi e dorëzon detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit
-
Kryeprokurori Lumezi pozitiv me COVID-19
-
Qalaj tërhiqet nga kërkesa për ta caktuar Lumezin u.d të zëvendëskryeprokurorit të Shtetit
-
Lumezi refuzon propozimin për zvëvendëskryeprokuror të Shtetit