Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së
Ai ka treguar se është caktuar prokurori i ri në rastin e veteranëve.
Lumezi ka thënë se “është e vërtetë që prokurori Blakaj i ka emrat e personave që kanë përfituar jashtëligjshëm nga statusi i veteranit”.
“Kërkesa e kryeprokurorit ka qenë që të përfshihen ata emra, në mënyrë që të propozojmë që të ndalen pasojat e dëmshme të shkaktuara nga veprimi i kundërligjshëm. Konkretisht që të ndalet shpërndarja e 3.6 milionë eurove në muaj për këta 19 mijë veteranë”, ka thënë Lumezi.
“Ne sot kemi pasur një takim me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe me prokurorë të tjerë. Kemi vendosur që të bëjmë plotësimin e aktakuzës, precizimin e saj dhe ta procedojmë në Gjykatë”, ka thënë Lumezi.
Lumezi ka folur edhe për kërkesën ndaj tij që të dorëhiqet.
Edhe
Krejt çfarë tha kryeprokurori i Shtetit Lumezi
“E kam shqyrtuar këtë çështje, dhe nëse institucionet relevante dhe konkretisht Këshilli Prokurorial i Kosovës vendos që unë kam shkelur ligjin dhe vlerëson se duhet të shkarkohem është krejt në rregull. Por kurrsesi nuk do ta pranojë presionin e shoqërisë civile, individëve të caktuar apo të politikës që ndërhyjnë në punën e kryeprokurorit”, ka thënë Lumezi.
-
Lumezi thotë se s’lejon askënd që të ndërhyjë në Prokurori
-
Prokurori Elez Blakaj, shpjegon për herë të parë në detaje arsyet e dorëheqjes së tij
-
Protestë për shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi dhe veting sistemit gjyqësor
-
Prokurori Elez Blakaj, shpjegon për herë të parë në detaje arsyet e dorëheqjes së tij