Ka nisur verifikimi i disertacioneve të doktoratave dhe publikimeve shkencore të 2835 anëtarëve të stafit akademik të Kosovës nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.
Këta anëtarë kanë ngarkuar dokumentet në platformën e AKA-së, “E-Akreditimi” sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit për hulumtimin e stafit akademik të institucioneve të arsimit të lartë (IAL).
Me vendimin e MASHTI-t, obligohen të gjitha IAL-të në Kosovë që me rastin e deklarimit të stafit akademik në platformën e-akreditimi të AKA-së të bëjnë ngarkimin e disertacionit të doktoratës dhe të publikimeve në revistat e indeksuara, në platformat e përcaktuara me Manualin e AKA-së për akreditim.
Ministria ka njoftuar se deri më 31 tetor, 2835 staf akademik i kanë ngarkuar disertacionet e doktoratave dhe listën me publikime shkencore në platformën e AKA-së E-Akreditimi.
“Këto dokumente do të ruhen me konfidencialitet të plotë nga AKA-ja dhe do të jenë subjekt i verifikimit dhe luftimit të plagjiaturës. Për të realizuar në plotni këtë projekt, MASHTI ka ndarë edhe 150 mijë euro në buxhetin e vitit 2023”, njoftoi ministria.
-
Cilësohet i pamjaftueshëm vendimi MASHTI-t, s'e obligon tërë stafin t’i nënshtrohet verifikimit
-
UP-ja akuzohet për mungesë të guximit në luftimin e plagjiatit
-
Universitetet e kolegjet s’ka kush t’i monitorojë
-
ORCA: Agjencia për Akreditim të fillojë me monitorimin e kolegjeve dhe universiteteve
-
Akreditimi shtyn universitetet të bëjnë ndryshime në staf