Ramiz Qeriqi (Luani), komandant i Batalionit të Dytë "Ruzhdi Salihu", këtë të martë ka dalë për të dëshmuar për luftën e UÇK-së.
Atij, këtë muaj i është bërë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i është kërkuar të dorëzoj të gjitha dokumentet që posedon nga koha kur ka shërbyer si komandant, raporton KTV.
Qeriqi para se të fillojë intervistimin ka thënë që është i nderuar që do të dëshmojë.
"Unë jam i nderuar që do të dëshmoj në Gjykatë sepse duke dëshmuar do të tregoj për luftën e drejtë të UÇK-së”, tha ai.
Mes të tjerash Luani e ka konfirmuar që nga Gjykata Speciale është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Ramiz Qeriqi erdhi për të dëshmuar nën përcjelljen e shokëve të tij të luftës.
Artikuj të ngjashëm
-
Komandant “Luani” thotë se në Speciale do të dëshmohet lufta e drejtë që ka bërë UÇK-ja
-
Ftesën nga Specialja “Luani” e sheh si rast të mirë për të dëshmuar luftën e pastër të UÇK-së
-
Ftesën nga Specialja “Luani” e sheh si rast të mirë për të dëshmuar luftën e pastër të UÇK-së
-
Ish-komandanti i UÇK-së: Shtabin e Përgjithshëm e konsideroja institucion
-
Ish-komandanti Qeriqi: Në disa njësi UÇK-ja funksiononte si ushtri e rregullt