Milun Milenkoviqit, i njohur si “Llune”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj, i cili dyshohet për kryerje të veprave terroriste në bashkëkryerje.
“Departamenti Special i Gjykatës, ka vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, me ç’rast ka marrë vendim që të pandehurit në fjalë, paraburgimi t’i zgjatet edhe për dy muaj të tjerë” ka thënë për KOHËN, Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Milenkoviq dyshohet për disa vepra kriminale. Sipas informacioneve brenda institucioneve të sigurisë, “Llune” është një nga udhëheqësit kryesorë të formacionit ilegal “Mbrojtja Civile”. “Llune” dyshohet se në grup me të dyshuar të tjerë pati organizuar sulmet ndaj objekteve të Komisioneve Komunale Zgjedhore me granata dore, sulmet ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Ai po ashtu dyshohet se ka sulmuar në disa raste të mitur, fëmijë shqiptarë, që jetojnë në Mitrovicën e Veriut.
Ai besohet të ketë pasur rol aktiv dhe ka qenë udhëheqës në organizimin e barrikadave në shtator të vitit 2021, gjatë tensioneve për reciprocitetin e targave.
Edhe
Një muaj paraburgim për Milenkoviqin
Ndërkaq së fundmi, siç konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, “Llune” dyshohet se organizoi sulmet ndaj objekteve komunale, specifikisht në Zveçan, dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, që përfunduan me 30 ushtarë të plagosur.
-
Sillet në gjykatë i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës, Milun Milenkoviq-Llune
-
Veprat për të cilat dyshohet “Llune”, i arrestuari në veri
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin e 2023-tës ndaj KFOR-it e Policisë
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri