Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sillet në gjykatë i arrestuari për sulm ndaj KFOR-it e Policisë së Kosovës, Milun Milenkoviq-Llune

I dyshuari për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe ndaj Policisë së Kosovës, Milun Milenkoviq-Llune, është sjellë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ai është arrestuar të martën në një aksion policor në veri të Mitrovicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Seanca për caktimin e paraburgimit të Milenkoviqit po mbahet në Themeloren e Prishtinës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Milenkoviq është një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijës i bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët e Kosovës.

Të mërkurën janë mbajtur protesta në veri të Mitrovicës, ku raportohet se protestuesit serbë kanë provokuar Policinë e Kosovës.