Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti sot në takim koordinatorin përgjegjës të Qeverisë gjermane për çështje dhe marrëdhënie Transatlantike dhe njëherësh anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, me të cilin bisedoi rreth ndërmarrjeve publike, me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.
Lluka tha se MZHE-ja, duke parë gjendjen e Telekomit të Kosovës, është duke u munduar që brenda dy viteve ta privatizojë atë dhe ta kthejë në gjendje profitabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndërsa për sa i përket ndërmarrjeve publike qendrore në përgjithësi, janë ndërmarrë reforma si dhe është miratuar projektligji i ri, i cili ndër të tjera synon që të përmirësojë funksionimin e tyre”, u shpreh ai.
Ministri Lluka ka folur edhe rreth ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, për rëndësinë jetike që ka për bizneset vendore si dhe për punën që është duke u bërë në projektet e energjisë së ripërtërirë, ku deri në vitin 2020 pritet të arrihet synimi që 25% e energjisë së prodhuar të jetë nga energjia e ripërtërirë.
Po ashtu u nda edhe një shqetësim ku si pasojë e moszbatimit të marrëveshjes së interkoneksionit me Serbinë, ka humbje të mëdha në sektorin e energjisë.
Ministri Lluka kërkoi përkrahje nga Beyer në implementimin e kësaj marrëveshje, të cilën e konsideroi jetike për bizneset dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.