Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka zhvilluar takimin e parë me kompaninë “Detecon International GmbH” dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) lidhur me privatizimin e Telekomit të Kosovës.
Lluka ka thënë se BERZH-i, me kërkesën e Qeverisë së Kosovës, ka financuar në formë të grantit dhe ka përzgjedhur kompaninë “Detecon”, degë e kompanisë “Deutsche Telekom”, për të përgatitur Telekomin e Kosovës për privatizim, projekt ky që do të zgjasë rreth 5 muaj.
“Ekipi nga Detecon qëndruan në Kosovë ku u takuan me akterët kryesorë që prekin këtë ndërmarrje të rëndësishme për ekonominë e vendit. Qeveria e Kosovës është e interesuar të privatizojë pjesën vendimmarrëse të telekomit, pra rreth 51%, duke qëndruar aksionare për pjesën tjetër dhe kështu, duke përmirësuar kualitetin e operimit, zvogëluar humbjet dhe rritur efikasitetin e Telekomit”, ka thënë Lluka.
Në këtë takim, ministri në dorëheqje tha të kenë diskutuar për hapat e ardhshëm, planin e projektit dhe vendet potenciale që kanë pasur privatizim të suksesshëm e që duhen të krahasohen me ne.
-
“Detecon” e Deutsche Telekomit nis përgatitjet për privatizimin e Telekomit
-
Nis rikonstruktimi i Telekomit që e bën gati atë për shitje
-
Marrëveshje për këshilla e konsultime të ristrukturimit të Telekomit
-
Kuvendi sërish s’e voton privatizimin e Telekomit, Lluka kërkon që kjo të ndodhë
-
Ministri Lluka pranon se nuk di asgjë për marrëveshjen që Telekomi e nënshkroi me një kompani