Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis rikonstruktimi i Telekomit që e bën gati atë për shitje

Para privatizimit, Telekomi duhet t’i nënshtrohet një rikonstruktimi, që do ta bëjë atë gati për treg.

E, faza e parë e këtij procesi ka filluar.

Komisioni që do ta bëjë përzgjedhjen e operatorit për vlerësim, pritet të kompletohet të premten, raporton KTV.

Ky ekip do të përbëhet nga tre përfaqësues të BERZH-it, një nga Telekomi që do të jetë Fatmir Gjonbalaj, drejtor i Prokurimit dhe një nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Se faza e parë ka filluar, e ka konfirmuar edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi.

Edhe Istrefi: Do t’i ulim pagat në Telekom, s’ka kushte për privatizim Arbëri Istrefi: Do t’i ulim pagat në Telekom, s’ka kushte për privatizim

Ky projekt që pritet të kushtojë rreth 450 mijë euro, do të mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në një draft që ka hartuar BERZH-i, thuhet që në plan është identifikimi i masave të ristrukturimit të biznesit, ristrukturimit financiar dhe masave të ristrukturimit organizativ e fuqisë punëtore.

E sa i përket kësaj të fundit, Istrefi nuk e përjashton edhe mundësinë e minimizimit të stafit në Telekom.

Mirëpo, sipas ministrit Valdrin Lluka, një mundësi e tillë nuk duhet të merret parasysh.

Mirëpo, sipas tij, rikonstruktimi i Telekomit është mundësia e vetme që ky institucion të jetë fitimprurës.

Edhe “Detecon” e Deutsche Telekomit nis përgatitjet për privatizimin e Telekomit Arbëri “Detecon” e Deutsche Telekomit nis përgatitjet për privatizimin e Telekomit

Plani i rikonstruktimit të Telekomit pritet të zgjasë gjashtë muaj, duke mos e përjashtuar edhe mundësinë e vazhdimit të këtij afati kohor.

Kjo gjë, në të njëjtën kohë do ta shtynte edhe afatin që ministri Lluka e ka dhënë për privatizimin e Telekomit, që ishte fillimi i vitit 2020.