Gjilan, 14 shkurt – Është inauguruar sot ambulanca e Mjekësisë Familjare në fshatin Llashticë, e cila ka qenë kërkesë e kahershme e banorëve të këtij fshati.
Pas ceremonisë së prerjes së shiritit, kreu i Komunës, Lutfi Haziri, tha se këtë ambulancë ia dedikon dy mjekëve të vjetër që vinë nga Llashtica, dr. Shaban Rexhepit dhe dr. Jonuz Canit.
Ai ka shfaqur shpresën që ky investim dhe të tjerat do të ruhen nga Këshilli i fshatit, derisa ka shfaqur shpresën se mjeku shumë shpejt do të jetë aty pesë ditë në javë.
Kostoja e ndërtimit të kësaj ambulance është 73 mijë euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Mosmiratimi i Ministrisë së Financave për shtim të stafit mbyll katër ambulanca në Ferizaj
-
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan-Kamenicë
-
Skenderaj ua vë drynin dy ambulancave të sistemit paralel serb
-
Molliqaj: Në sistemin tonë ku nuk ka kushte, gjysma e punës kryhet prej familjarëve
-
Në një shtëpi në Gjilan vidhet kasaforta me ari në vlerë 15 mijë euro dhe dy armë zjarri