Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka treguar se arrestimin e drejtorit të Infrastrukturës në komunën që ai e drejton, Idriz Hysenajn, nën dyshimet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, e ka iniciuar vetë ai.
Lladrovci, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt, rastin e ka iniciuar vet dhe nuk është i vetmi.
“Ky inicim i rastit që kam adresuar është në mesin e shumë rasteve të tjera, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e kurrkujt”, ka shkruar Lladrovci.
ARRESTOHET DREJTORI I INFRASTRUKTURËS NË DRENAS PËR KEQPËRDORIM TË POZITËS ZYRTARE
Ai tha gjithashtu se kjo ndodhi për shkak se ai e konsideron prioritet zbatimin e ligjit.
Kryetari i Drenasit premtoi se rasti i Hysenajt do të shkojë konform legjislacionit në fuqi, pa gjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij.
Edhe
Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në Drenas për keqpërdorim të pozitës zyrtare
“Edhe për rastin e z. Idriz Hysenaj, pas pranimit të informacionit zyrtar për dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të marrë vendim konform legjislacionit në fuqi, pa paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e tij”, ka deklaruar ai.
Policia tha se Idriz Hysenaj dyshohet se ka keqpërdorur pozitën e tij në Komunë, në favor të kompanisë së tij ndërtimore.