Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lladrovci: Një i panjohur po synon të përfitojë nga llogaria ime e hakuar

ramiz lladrovci

Profili në rrjetin social Facebook i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit, vazhdon të përdoret nga një person i panjohur.

Të mërkurën u bë një njoftim ku shkruante “unë nuk jam Ramiz Lladrovci” në profilin e tij, e kreu i Drenasit i tha KOHËS se po tentohet të shantazhohet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kujdes nga profili i rrjetit social Facebook, me emrin dhe foton time, profil imi i cili ishte nga fillimi i anëtarësimit në këtë rrjet komunikimi. Nga 18 tetori 2022, profil imi në Facebook është thyer nga personi i panjohur, të cilin tashmë, në formë shantazhi, pa ndërprerë synon të përfitojë, gjë të cilën nuk e lejoj”, ka thënë Lladrovci.

Ai ka shtuar se organet përgjegjëse të krimeve kibernetike janë duke u marrë me rastin, derisa i ka ftuar qytetarët “të mos komunikoni me të”.

“Përshëndetje, unë nuk jam Ramiz Lladrovci. A është dikush afër Ramiz Lladrovcit që mund të më kontaktojë që t’ia kthejë llogarinë pronarit të tij”, thuhet në mesazhin e bërë nga profili i hakuar.

Lladrovci ka njoftuar të enjten se i është kthyer profili i hakuar.

Ai ka falënderuar organet e ndjekjes, duke bërë thirrje për kujdes.

“Profili im i parë në Facebook, sot është rikthyer! Pas gati 18 muajve, sot më është rikthyer profili im i parë në Facebook dhe me këtë rast dua të falënderoj organet tona të ndjekjes dhe stafin e Facebook-ut lidhur me rastin. Kini kujdes dhe mos i lejoni keqbërësit të kenë qasje në privatësinë Tuaj. Faleminderit”, ka shkruar ai.