Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të hënën ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Ferhat Dinosha.
Sipas njoftimit për media të KK-së së Drenasit, Lladrovci i ka shprehur dëshirën ambasadorit nga Mali i Zi, që komuna që drejton të binjakëzohet me atë të Tuzit, për të cilën është marrë vendim rishtas që të themelohet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga ana tjetër, ambasadori Dinosha, sipas njoftimit ka thënë se ndihet i emocionuar që gjendet në Drenas, në vendlindjen e heroit të gjithë shqiptarëve Fehmi Lladrovci.
Pas këtij takimit, kryetari Ladrovci dhe ambasadori Dinosha kanë drekuar së bashku, ku kësaj dreke pune i është bashkëngjitur edhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Kryetari Lladrovci dhe ambasadorët, Dinosha e Minxhozi kanë shëtitur edhe në qytetin e Drenasit, përkatësisht në sheshin “Fehmi Lladrovci”, ku nga kryetari Lladrovci janë njoftuar se në shtator të këtij viti, do të vendoset shtatorja e Fehmi Lladrovcit në shesh që edhe mban emrin e heroit.