Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përurohet shtatorja e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në Drenas

Shtatorja e heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit është përuruar sot në sheshin që mban emrin e tyre në qytetit e Drenasit.

Zbulimin e shtatores së heronjve e bën pasardhësit e familjes Lladrovci dhe ish-drejtuesve të UÇK-së. Shtatorja u përurua në 20 vjetorin e rënies së tyre.

Për personalitetin e tyre foli Bedri Islami, përfaqësues i UÇK-së dhe vëllai i Fehmi Lladrovcit, Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Pjesëmarrës në ceremoninë e zbulimit të shtatores morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe personalitete dhe zyrtarë tjerë nga Kosova e Shqipëria.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në ceremoni deklaroi se sot janë gëzuar të gjithë shqiptarët që në Kosovën e lirë janë kthye në përjetësi heronjtë Lladrovci.

“Ne jemi popull që në rrugën për liri e kemi përvojën më të gjatë. Por traditën për të kultivuar lirinë dhe vlerat e lirisë e kemi për të parën herë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj. “S’ka dyshim që ku do që jemi sot shqiptarë i gëzohemi fatit që në Kosovën e lirë janë kthyer në përjetësi në shtatore heronjtë e kombit tonë. Përulem me respekt para kësaj vepre kaq të mirë, kaq të qëlluar”.

Edhe Lladrovci: Këtë fitore ia dedikoi Thaçit, Veselit dhe Krasniqit Zgjedhjet lokale 9 muaj më parë Lladrovci: Këtë fitore ia dedikoi Thaçit, Veselit dhe Krasniqit

Kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi se heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci lanë trashëgimtar të paçmueshëm: Lirinë e Kosovës.

“Vitet po kalojnë, gjeneratat vijnë njëra pas tjetrës, ne bashkëluftëtarët e tyre po plakemi, por veç një gjë nuk ndryshon kurrë: nderimi dhe respekti për heronjtë tanë. Ata janë gjithmonë me ne. Në mendjet dhe zemrat tona. Në identitetin e shtetit tonë të pavarur e sovran. Ata janë krenaria jonë kombëtare“, theksoi ai. “Sot, nga ky vend i nderit të kombit, ne deklarojmë pa asnjë dilemë: Kosova ka vetëm një rrugë për ta bërë - të ecë përpara në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e shtetit dhe integrimin e plotë në botën perëndimore. Të gjitha rrugët tjera rrugët tjera i kemi mbyllë, njëherë e përgjithmonë. Lavdi heroizmit të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”