Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka emëruar katër drejtorë të rinj në drejtoritë komunale.
Emërimi i drejtorëve të rinj është bërë në Drejtorinë e Infrastrukturës Lokale, Drejtorinë e Arsimit, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë dhe në Drejtorinë e Inspekcionit.
Drejtorët e rinj janë:
Muhamet Gjoka - Drejtor i Drejtorisë Komunale për Arsim,
Endrit Gllareva - Drejtor i Drejtorisë për Infrastrukturë lokale,
Ruzhdi Lestrani - Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë,
Edhe
Lladrovci sfidon partinë e tij, paralajmëron kandidimin për kryetar të Drenasit
Milaim Hajdari - Drejtor i Dretorisë së Inspekcionit.
Para se të bëheshin këto ndryshime, në Drejtorinë e Arsimit ishte i autorizuar nënkryetari i Komunës Nazmi Hasi, në Drejtorinë për Infrastrukturë Lokale ishte e autorizuar drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu, në Drejtorinë e Inspektoratit ishte i autorizuar Milaim Hajdari-që ishte drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë. Ndërsa në këtë të fundit tash është emëruar Ruzhdi Lestrani.
“Sot, kam emëruar katër drejtorë të rinj, në krye të drejtorive. Të emëruarve ju uroj punë të mbarë dhe pres realizimin e prioriteteve në dobi të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci në një postim në Facebook
-
PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, Hajdari në vend të Lladrovcit për Drenas
-
Mes përplasjesh e debatesh të forta votohet dhënia në shfrytëzim e pronave të paluajtshme në Drenas
-
Afër 2000 nxënës në mes të arsimit dhe aftësimit profesional
-
PDK-ja ia bllokon Lladrovcit nismën për t’i dhënë për 99 vjet pronat komunale