Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, të enjten ka shkarkuar nga detyra drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Ruzhdi Lestrani dhe drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, Egzona Jetullahu-Gjoshi.
Vendimi për shkarkim, sipas Lladrovcit, ka ardhur për shkak të performancës së dobët nga Lestrani e Jetullahu-Gjoshi.
“Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, Ruzhdi Lestrani dhe Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme”, ka thënë Lladrovci.
Kreu i Drenasit e ka përshkruar si “vendim jo të lehtë” shkarkimin e tyre, pasi thotë se kanë bashkëpunuar me vite për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale.
Ka paralajmëruar se shumë shpejt do të marrë vendim për zëvendësimin e dy drejtorëve të shkarkuar.
-
Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën
-
Lladrovci e përshëndet dorëheqjen e Krasniqit: Të jesh lider i PDK-së do të thotë të jesh përbashkues
-
Hajdari: Lladrovci nuk u kthye në zyrat e PDK-së, por në pronën e familjarit
-
Lladrovci: Memli Krasniqi është dashur të japë dorëheqje
-
Muhaxhiri e quan të turpshme humbjen e PDK-së në Drenas: T’i kërkojnë falje Lladrovcit