Arbëri

Më qetë të enjten, objektet komunale në veri mbesin të bllokuara

15:03 - Në Zveçan protestuesit kanë filluar të nënshkruhen në listat e vendosura, e në të cilat janë nënshkruar edhe në mëngjes, kur e kanë nisur protestën.

Image

15:01 - Arsenijeviq - Kurtit: Mos komuniko mes tytave

Lideri i Iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksandar Arsenijeviq i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që “të mos komunikojë mes tytave”.

Ai ka pyetur nëse edhe protesta e shqiptarëve në jugun e Mitrovicës mund të konsiderohet si “fashiste”.

Ka shtuar se i vjen keq për konfrontimin me ushtarët e KFOR-it e cila ka ndodhur të hënën.

Sipas tij, KFOR-i po i mbron që të mos kenë konfrontime.

Ka thënë gjithashtu se Mitrovica “është tokë e katragjyshit tim”.

Ai ka shpalosur një flamur që mban shenjen e “Nike” dhe mbishkrimin "Vetëm protestë, jo dhunë", duke shtuar se ky do të jetë simbol kosmopolitan i protestës.

Image

14:34 - Nisin të shpërndahen protestuesit në Zubin-Potok e Leposaviq

Protestuesit serbë në Zubin-Potok dhe ata në Leposaviq kanë filluar të shpërndahen.

Në Leposaviq shihen duke u larguar vetëm protestueset gra.

Ndërkohë që në Zveçan protesta e serbëve është duke u monitoruar edhe me helikopterë të KFOR-it, njësoj siç ishte monitoruar më herët edhe në Zubin-Potok.


13:07 - Sulmohen dy shqiptarë në veri të Mitrovicës, dërgohen në spital

Dy shqiptarë janë sulmuar nga një grup serbësh në veri të Mitrovicës. Ata janë dërguar në spital pas lëndimeve të marra.

Policia ka ndërhyrë në atë pjesë.

Në videon e drejtpërdrejt të Kohës shihet njëri nga shqiptarët e sulmuar.  


13:03Protestuesit shqiptarë që ishin mbledhur te Ura e Ibrit janë shpërndarë.

Ata ishin mbledhur pas thirrjeve që të mërkurën ishin bërë nga profile të ndyshme në rrjete sociale.

Policia e Kosovës dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë bërë thirrje që kjo protestë të bojkotohet. 


11:37 - Zeqiri: Unë iu bindem rekomandimeve të SHBA-së

Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi se iu bindet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova të mos jetë faktor “që inspiron për veprimet serbe”.

Ai i tha KOHËS të enjten se vështirësitë në veri janë inspiruar nga bandat serbe e ruse.

“Unë iu bindem rekomandimeve, sidomos të SHBA-së që ne të mos jemi faktorë të cilët i inspirojmë për veprime serbe. Vështirësitë janë krijimi i kësaj situate të inspiruar nga banda serbe e ruse. Kemi parë këto ditë e besoj që e kanë parë të gjithë se ne jemi për rend dhe ligji... Këta persona nuk e kanë vendin brenda institucioneve të Kosovës”, tha ai.


09:55 – Situatë e qenë në tri komunat në veri

Situata në tri komunat veriore në të cilat qytetarët serbë po protestojnë kundër kryetarëve të rinj të komunave, po vazhdon të jetë e qetë.

Protestuesit e mbledhur para objekteve të komunave në Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok, po qëndrojnë të qetë.


08:54 – Situatë e qetë në Zubin-Potok. Kryetari Izmir Zeqiri nuk po punon nga objekti komunal, por nga zyra për komunitete.

Gazetarja Majlinda Ibrahimi raporton se deri tash është dëgjuar një shpërthim i një petarde.

Image

08:35 - Minatorët serbë ankohen se s’po lejohen të punojnë

Protestuesit serbë në Zveçan po ankohen se Policia e Kosovës s’po i lejon minatorët të punojnë. Minatorët iu bashkuan protestës të enjten.

Para tyre foli edhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, që tha se iu bënë thirrje protestuesve t’iu ndihmojnë trupave të KFOR-it “nëse iu duhet”.


07:23 - Qytetarët serbë janë grumbulluar edhe në Leposaviq. 

Image
Leposaviq
Image
Leposaviq

07:21 - Në Zveçan, zyrtarët e komunës paralele po nënshkruajnë kinse janë ardhur në punë.

Image
Zveçan

07:15 - Për të pestën ditë që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë mobilizuar në tri komunat veriore – Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan – për të kundërshtuar me dalje në rrugë ushtrimin e detyrës së kryetarëve të rinj nga objektet komunale.

Në ditët e kaluara tensionet kanë qenë evidente, ndërsa dje situata ishte pak më e qetë.

KOHA gjatë gjithë ditës do të raportojë nga të tri komunat. Atje janë gazetarët Saranda Ramaj, Marigona Brahimi e Majlinda Ibrahimi.

{gallery}