Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi se iu bindet rekomandimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që Kosova të mos jetë faktor “që inspiron për veprimet serbe”.
Ai i tha KOHËS të enjten se vështirësitë në veri janë inspiruar nga bandat serbe e ruse.
“Unë iu bindem rekomandimeve, sidomos të SHBA-së që ne të mos jemi faktorë të cilët i inspirojmë për veprime serbe. Vështirësitë janë krijimi i kësaj situate të inspiruar nga banda serbe e ruse. Kemi parë këto ditë e besoj që e kanë parë të gjithë se ne jemi për rend dhe ligji... Këta persona nuk e kanë vendin brenda institucioneve të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetimi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e Komunës, krahas thirrjeve të ndërkombëtarëve që kryetarët e zgjedhur të komunave veriore të ushtrojnë detyrën nga lokacione të tjera.
-
Kryetari i Zubin-Potokut thotë se është kërcënuar me jetë nga një person
-
Zeqiri thotë se sulmet terroriste ndaj infrastrukturës kritike mund të përsëriten
-
Qytetarë serbë e shqiptarë të Zubin-Potokut shprehin kërkesat ndaj Komunës
-
“Oficeri i MUP-it” kërcënon dy herë kryetarin e Zubin-Potokut
-
Zeqiri për shpërthimin në veri: S’ka vend për panik