Arbëri

Lista Vjosa i synon dy ministri dhe zëvendëskryeministrin

Diskutimet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa për emrat e kabinetit qeverisës nuk kanë marrë ende epilog. Burime brenda këtyre zhvillimeve i kanë thënë KOHËS se Lista Vjosa i synon së paku dy ministri dhe një zëvendëskryeministër në kabinetin Kurti. Megjithëse kanë refuzuar të flasin për ndarjen e posteve dhe emrat në koalicionin fitues, kanë treguar parimet që do t’i ndjekin në caktimin e bartësve të dikastereve

Kabinet të përgatitur profesionalisht e me integritet ka premtuar Lëvizja Vetëvendosje, që ende nuk i ka zbuluar emrat e ministrave të qeverisë së ardhshme.

I njohur është vetëm pretenduesi për kryeministër, Albin Kurti, si dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani.

Burime brenda koalicionit kanë thënë se, Lista “Guxo” ka kërkuar së paku dy ministri dhe një zëvendëskryeministër, por që deri më tani nuk është marrë një vendim definitiv. Në lidhje me këto diskutime, nuk kanë ofruar një përgjigje nga Vetëvendosje. KOHA ka provuar të kontaktojë edhe Faton Pecin nga Lista e Osmanit, por nuk është përgjigjur.

Megjithëse kanë refuzuar të flasin për ndarjen e posteve dhe emrat, zyrtarë të VV-së kanë treguar parimet që do t’i ndjekin në caktimin e bartësve të dikastereve, e ku vendimmarrja kryesore i takon Kurtit.

“Do të jenë në krye të ministrive persona që janë të përgatitur profesionalisht dhe me integritet etik, moral e profesional. Besoj që kryeministri Kurti do të sigurohet t’i kemi personat e duhur në vendin e duhur”, ka thënë për KOHËN, Arbërie Nagavci (VV).

javës së ardhshme do të konstituohet Kuvendi dhe hapet rruga për votimin e Qeverisë Kurti. Mbi 50 për qind të votave na kanë dhënë besueshmëri që Lëvizja të jetë në krye të proceseve jo të lehta. Është kryeministri Kurti ai që duhet të ndihet rehat me ekipin e tij, që janë të përgatitur profesionalisht dhe të besueshëm, me të cilët mund të punojë nga afër pasi qeverisja nuk do të jetë e lehtë”.

KOHA ka raportuar më herët se më 25 mars planifikohet të votohet Qeveria e re, derisa tri ditë më herët do të bëhet konstituimi i legjislaturës së tetë.

Sa i përket kuotës gjinore, Kurti ka premtuar se nuk do të jenë më pak se pesë ministre gra në kabinetin e tij.

“Ne për asnjë gjë nuk do të bimë më poshtë se që kemi qenë, ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020, më pak se 5 nuk do të kemi, do të shikojmë se çka do të bëjmë edhe më shumë”, ka theksuar Kurti.

Qeveria Kurti 1 ka pasur 15 ministra dhe dy zëvendëskryeministra, numër që ky u rrit nga Qeveria Hoti në 16 ministra dhe katër zëvendëskryeministra.

Partia fituese ende nuk e ka zbuluar emrin e pretenduesit për kryetar të Kuvendit. Pas konstituimit të legjislaturës së re, kjo është pika e radhës që duhet konsumuar para se të procedohet me zgjedhjen qeverisë së re dhe presidentit.