Pas disa zyrtarëve nga Serbia, edhe Lista Serbe ka komentuar deklaratën e kryeministrit Ramush Haradinaj se Ushtria Kosovës do të jetë në veri në rast rreziku nga Ushtria e Serbisë, transmeton Koha.net.
“Vringëllima me armë dhe kërcënimi ndaj veriut të Kosovës dhe qytetarëve tanë kërkon dënimin më të madh si dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Shpresojmë se pas deklaratave të tilla, do ta kenë të qartë sponsorët e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare pse Lista Serbe është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, qëllimi i të cilës haptas është pushtimi i veriut dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, thotë kumtesa e kësaj partie që e ka publikuar b92.
Kjo parti e serbëve kosovarë thekson se “në situatën kur taksa anticivilizuese komplikon dhe rëndon jetën e serbëve në Kosovë, çdo kërcënim se Ushtra e Kosovës do të dërgohet në veri, nuk i kontribuon qetësimit të tensioneve por vetëm nxit shqetësimin e qytetarëve".
Lista Serbe, me këtë kumtesë, përfundon se përfaqësuesit politikë të popullit serb kërkojnë që "KFOR-i të reagojë dhe ta përsërisë qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se kurrfarë forcash shqiptare të armatosura nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës".
-
Serwer: Vuçiqi po pret mundësinë për ta marrë veriun e Kosovës
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe
-
Serbia ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare