Kryeministri Ramush Haradinaj u është kundërpërgjigjur kërcënimeve nga Serbia rreth formimit të ushtrisë të Kosovës.
I pyetur në lidhje me kërcënimet që po vijnë nga ana e Serbisë, për luftë, ai u shpreh i bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
"Ushtrinë nuk e kemi për veri, është rrenë e kulluar. Ushtrinë e kemi për Afganistan dhe Irak për t’iu ndihmuar shteteve”, tha Haradinaj.
Kreu i qeverisë së vendit tonë ka diskutuar në lidhje me rezolutën e PSD-së dhe qëndrimin e presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, formimi i delegacionit shtetëror në bisedimet me Serbinë është i nevojshëm.
Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se qeveria është fajtore që punët e veta i ka përfunduar, por nuk po mund t'i kryejë edhe të BE-së.
Edhe
Haradinaj në Paris për liberalizim të vizave, me taksën thonë se është forcuar shtetësia
Ndërsa sa i përket taksës kundër mallrave serbe, Haradinaj tha se deri në 175 mallra serbe hyjnë pa asnjë taksë, ndërsa ka përjashtime për dërgesat humanitare.
Këto deklarata ai i bëri në fshatin Plemetin, ku kanë nisur punimet në shtrimin e rrugës "Sitnica".....
-
Haradinaj thotë se nuk e ka pasur të lehtë ta kthejë në rrugë të duhur dialogun me Serbinë
-
Haradinaj: Njohja nga Serbia duhet të vijë si kërkimfalje, por jo duke dhënë tokë
-
Lista Serbe: Ushtria e Kosovës e do pushtimin e veriut dhe dëbimin e serbëve
-
Haradinaj u thotë studentëve se merr faj që ende s’janë liberalizuar vizat e s’është bërë mjaftë për arsimin