Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj u thotë studentëve se merr faj që ende s’janë liberalizuar vizat e s’është bërë mjaftë për arsimin

I pari i ekzekutivit kosovar në një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës, ka folur rreth cilësisë në arsim, liberalizimit të vizave, anëtarësimit në INTERPOL dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Qeveria që udhëhiqet nga ai, nuk është e përsosur dhe pa gabime, por pavarësisht vështirësive që ka, sipas tij, kjo qeveri po ec përpara, raporton KTV.

Ai ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të bëhet në bazë të Kushtetutës, si dhe do të jetë e funksionale në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim.

Shumë pyetje kanë pasur studentët për Haradinajn, kryesisht për problemet si liberalizimi i vizave. 

Për këtë, ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur kriteret e BE-së, duke shtuar se si Qeveri ndihen fajtorë që liberalizimi nuk ka ndodhur ende.

Ndonëse ka theksuar se dialogu me Serbinë është i nevojshëm, Haradinaj ka dhënë mesazh të qartë për këtë çështje.

Edhe Haradinaj u thotë studentëve se merr faj që ende s’janë liberalizuar vizat e s’është bërë mjaftë për arsimin Video Haradinaj u thotë studentëve se merr faj që ende s’janë liberalizuar vizat e s’është bërë mjaftë për arsimin

Ndërkaq, për taksën prej 10% për mallrat serbe e boshnjake, ka thënë se nuk e kanë në plan ta tërheqin, përderisa është i njoftuar për shqetësimet e bizneseve shqiptare në Luginën e Preshevës.

Zyrtarë të Universitetit të Prishtinës kanë kërkuar nga Qeveria Haradinaj të punojë më shumë për arsimin në vend.