Lista Serbe, që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, ka thënë të martën mbrëma se do të respektojë të gjitha masat e Qeverisë së Serbisë në luftë ndaj koronavirusit dhe se do të përkrah presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike lidhur me Kosovën.
“Serbët në Kosovë dhe Metohi vazhdimisht, ashtu si kanë vepruar së fundi, do t’iu përmbahen të gjitha masave epidemiologjike të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë dhe do të mbështesin presidentin Vuçiq në luftën e ardhshme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe Metohinë”, thuhet në një komunikatë të Listës Serbe.
Të martën fillimisht presidenti i Serbisë, Vuçiq, kishte thënë se masat në veri të Kosovës do të forcohen, në përputhje me vendimet e Qeverisë së Serbisë. Ndërkohë më pas katër komunat në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe kanë vendosur karantinë dhe masë të kufizimit të lëvizjes prej orës 21:00 deri në pesë të mëngjesit.
-
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave për Kosovën
-
Sipas Vuçiqit, në veri të Kosovës do të respektohen masat e Serbisë
-
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Do të përgjigjemi me masa serioze në 72 orët e ardhshme
-
Lista Serbe ndryshon qëndrimin, kërkon mbajtjen e zgjedhjeve me dorëheqje të kryetarëve
-
Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale