Lista Serbe ka folur për zëvendësimin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Lista Serbe ka thënë se nëntë anëtarët e saj kanë verifikuar teknikisht mandatet e tyre, për t’i mbajtur të sigurta ato dhe janë larguar menjëherë nga Kuvendi.
Sipas Listës Serbe, ajo ishte “strategji për të penguar planin e Albin Kurtit dhe kolaboracionistëve të tij që ta ndryshojnë Kushtetutën”.
“Vendimi i sotëm strategjik pengoi drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe kolaboracionistëve të tij që ta ndryshojnë Kushtetutën dhe ligjet me të cilat garantohen të drejtat e popullit serb në Kosovë e M. Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, e të tjerëve si ajo, është që të votonin ndryshimet Kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, marrjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe dhe të drejtat e përfaqësimit në institucione”, ka shkruar në reagim Lista Serbe.
Lista Serbe ka thënë se vendimi është strategjik dhe nuk do të ndalë procesin e largimit të serbëve të veriut nga institucionet e Kosovës.
“Në fund, duam të theksojmë, se qëllimi ynë është të mbrojmë popullin tonë, paqen dhe sigurinë, por edhe të mos lejojmë Kurtin e Rada Trajkoviqin, të vendosin për jetën tonë”, ka shkruar Lista Serbe.
-
Pengimi i deputetëve të Listës Serbe që të marrin pjesë në Kuvend, reagon Petkoviq
-
Lista Serbe thotë se e pengoi planin e Kurtit, analistët e shohin si dobësim të pozicionit të Vuçiqit
-
Trajkoviq për betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe: Pengesë për komunitetin serb në Kosovë
-
Krasniqi: S’jemi të interesuar për koalicion ku është Lista Serbe
-
Lista Serbe: Mund të jetë dëshirë e tyre, por ne nuk e votojmë Kurtin