Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lista Serbe i reagon ambasadorit amerikan Hovenier

Lista Serbe ka thënë se është e shqetësuar me deklaratën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, për plagosjen e një serbi në veri të hënën mbrëma.

Katër zyrtarë policorë janë suspenduar të martën, ndërsa dyshohe se njëri prej tyre është përfshirë në rastin.

Ambasadori i SHBA-së, Hovenier, reagoi, duke thënë se është i shqetësuar me ngjarjen.

“Lista Serbe dhe qytetarëat serbë në Kosovë e M. janë thellësisht të shqetësuar se ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, z. Hovenier është i shqetësuar. Në vend se të dënojë qartazi tentim vrasjen e Milan Jovanoviqit mbrëmë në një postbllok ilegal të njësiteve parapolicore të Kurtit në Urën e Bistricës, ai është i shqetësuar!? Vetëm pasi Lista Serbe reagoi dhe tha se Milan Jovanoviq ishte viktimë e një sulmi të armatosur nga forcat speciale të Kurtit që gjenden ilegalisht në veri ë Kosovës e M., vonë pasdite z. Hovenier i shqetësuar foli dhe bëri një deklaratë të turpshme për të minimizuar përgjegjësinë e atyre që derdhën gjak serb. Nuk është hera e parë që sulmi ndaj serbëve relativizohet”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Lista Serbe ka thënë se shkaku “i diegies së një veturë, për të cilën nuk është gjetur asnjë përgjegjës, gjithë ambasadat e QUINT-it, misionet diplomatike e organizatat reaguan”.

“Duke vepruar kështu, është e qartë për të gjithë qytetarët tanë se ambasadorët e QUINT-it po bëjnë të kundërtën se ëfarë duhet bërë për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën e M.”, thuhet në reagim.