Përfaqësues të Listës Serbe janë takuar të mërkurën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Kjo parti tha se kanë diskutuar mbi “një situatë jashtëzakonisht të vështirë në të cilën ndodhet populli serb në Kosovë”, derisa shtoi se kjo është si rezultat i politikës së Kosovës.
Lista Serbe ka shkruar në Facebook se serbët po sulmohen dhe po iu shkelen të drejtat e popullit, derisa u ankua se “kryeministri Albin Kurti ia dha mandatin me votat e shqiptarëve Nenad Rashiqit dhe ia mori popullit serb”. Ata kërkuan nga i dërguari evropian edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Nga i dërguari i ri u kërkua neutralitet dhe të bëjë gjithçka për nënshkrimin e marrëveshjeve zbatuese, veçanërisht për çështjen e formimit të Asociacionit të komunave serbe”, thuhet në njoftim.
-
Vuçiq-Sorensenit: Asociacioni, parakusht për fillimin e normalizimit të marrëdhënieve
-
Sorensen për vizitën në Kosovës e Serbi: Pashë përkushtim për normalizim e marrëdhënie të mira fqinjësore
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin
-
Takimi Kurti-Sorensen deri në mesnatë
-
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin