Lista Serbe ka thënë thënë se arrestimi dhe paraburgimi i dy qytetarëve serbë në veri ka qenë joligjor dhe pa fakte se kanë pasur faj. Sipas këtij subjekti, ata janë arrestuar “vetëm sepse ata nuk pajtohen me planin e Albin Kurtit npër ta pastruar etnikisht veriun e Kosovës nga njerëzit tanë përmes okupimit dhe persekutimit”.
Lista Serbe ka pretenduar se dy protestuesit, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, në mënyrë paqësore kanë protestuar, megjithëse Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim për përleshjet në veri.
“Për shkak të këtij vendimi të turpshëm të paraburgimit, janë ngritur tensione në veri të Kosovës dhe vërehet një pakënaqësi edhe më e madhe e qytetarëve, sepse për qytetarët tanë është e pakuptueshme që dikush mund të jetë pas hekurave pa asnjë faj, kështu që do të jetë një motiv shtesë për të vazhduar me protestat paqësore dhe kërkesat që Radoshi dhe Dushani të lirohen”, thuhet në komunikatë.
-
Dy serbë arrestohen në veri
-
REL: Serbët lokalë obligohen të protestojnë në Zveçan
-
Lista Serbe akuzon për presion politik pas arrestimit të pesë personave në rastin “Reçaku II”
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe