Lista Serbe ka reaguar lidhur me aksionin e Prokurorisë Speciale të Kosovës në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”, ku janë arrestuar pesë persona.
Në një reagim publik, kjo parti ka vlerësuar se arrestimet e fundit të serbëve përfaqësojnë, siç thuhet në deklaratë, një valë të re frikësimi dhe presioni ndaj komunitetit serb në Shtërpcë dhe Gjilan. Sipas tyre, këto veprime synojnë krijimin e një atmosfere pasigurie ndaj popullit serb në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë reagim thuhet gjithashtu se arrestimi dhe ndjekja penale e personave të pafajshëm nuk përbën drejtësi dhe se qasje të tilla, sipas tyre, nuk kontribuojnë në paqe, por rrisin mosbesimin dhe tensionet.
Më tej, Lista Serbe e ka cilësuar situatën si presion të motivuar politikisht ndaj komunitetit serb dhe ka kritikuar, siç thuhet në deklaratë, mungesën e reagimit nga përfaqësuesit ndërkombëtarë për këto raste.
“Është veçanërisht shqetësuese që prej vitesh po ndalohen dhe akuzohen pa prova të vlefshme persona që kanë jetuar gjatë gjithë periudhës së pasluftës në Kosovë, duke ndërtuar shtëpitë e tyre, duke rritur familjet dhe duke qenë të pranishëm në mënyrë të hapur në shoqëri. Shtrohet pyetja logjike – a beson dikush realisht se një person që ka kryer ndonjë krim do të qëndronte për më shumë se dy dekada në të njëjtin vend, duke ndërtuar familje dhe duke qenë i qasshëm për institucionet? Arrestimi dhe ndjekja penale e njerëzve të pafajshëm nuk është drejtësi. Veprime të tilla nuk sjellin paqe dhe nuk u japin kënaqësi familjeve të viktimave. Përkundrazi, abuzimi me drejtësinë dhe qasja selektive vetëm sa thellojnë mosbesimin dhe tensionet ndërkombëtare. Ajo që po ndodh është dhunë e pastër institucionale dhe presion i motivuar politikisht ndaj popullit serb. Prej vitesh, përmes veprimeve të tilla, Prishtina po tenton të krijojë një narrativë të rrezikshme sipas së cilës çdo serb që ka qenë në moshë madhore pas vitit 1999 mund të akuzohet për vepra të rënda penale pa asnjë bazë. Një qasje e tillë nuk bazohet në të drejta dhe prova, por në stigmatizimin kolektiv të një populli të tërë”, thuhet në reagim.