Arbëri

Lirohen nga paraburgimi polici dhe profesori që dyshohen për keqpërdorim me të miturën në Drenas

Janë liruar nga paraburgimi polici V.V. dhe profesori SH.XH. nga Drenasi, të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, i njohur tashmë në Kosovë si “Rasti Drenasi”.

Ndaj tyre tash rëndon masa e arrestit shtëpiak.

Konfirmimin për ndryshimin e masës për ta e ka dhënë për Kohën Ditore, Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ai ka thënë se ata nuk janë liruar por masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.

Në lidhje me këtë rast, në arrest shtëpiak vazhdon të qëndrojë avokati G.H., që dyshohet për të njëjtat vepra si polici dhe arsimtari, si dhe një gjinekolog F.A., i cili dyshet se jashtëligjshëm kishte kryer abort te vajza nga Drenasi.

Një javë më parë, Beka kishte thënë se rasti është afër ngritjes së aktakuzës.