Reagime të shumta pati qysh mbrëmë pas lirimit nga paraburgimi të policit dhe profesorit që dyshohen për keqpërdorim seksual me të miturën nga Drenasi.
Kujtojmë se polici V.V dhe profesori SH.XH të dy nga Drenasi, dyshohet se abuzuan me të miturën dhe ndaj tyre, tash rëndon masa e arrestit shtëpiak, raporton Koha.net.
Lexo: Lirohen nga paraburgimi polici dhe profesori që dyshohen për keqpërdorim me të miturën në Drenas
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se ndryshimi i masës nga paraburgimi në arrest shtëpiak për përdhunuesit është goditje e radhës për viktimat e dhunës seksuale dhe dekurajim për raportimin e dhunës seksuale.
“Përdhunuesit e kanë vendin në burg dhe jo në shtëpi!”, ka shkruar ajo.
-
Lirohen nga paraburgimi polici dhe profesori që dyshohen për keqpërdorim me të miturën në Drenas
-
Haxhiu: Kemi kërkuar që paraburgimi të bëhet i obligueshëm në rastet e dhunimit
-
Haxhiu: Pedofilët dhe ata që tallen me krimet e tyre nuk dallojnë dhe aq
-
Haxhiu: Nëse dhuna fizike ushtrohet publikisht, çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura
-
Tre arsimtarë, polici e avokati dënohen për keqpërdorim seksual të së miturës