Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji për të pandehurit, policin hetues Vesel Veseli dhe mësimdhënësin Shkelzen Xhekaj.
Në këtë mënyrë, gjykata ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 07.02.2019 dhe 09.02.2019.
“I pandehuri V.V. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin’ dhe veprën penale ‘Ndërprerja e palejuar e shtatzënisë’. Ndërsa i pandehuri Sh.Xh. po dyshohet për veprën penale ‘Keqpërdorim seksual duke përdorur pozitën, autoritetin apo profesionin’ dhe veprën penale ‘Nxitje e akteve seksuale me premtimin e rrejshëm për martesë’”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Gjykata e Apelit gjen se gjykata e shkallës se parë ka dhënë arsye të mjaftueshme mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tyre, konform dipspozitave të nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.
-
Lirohen nga paraburgimi polici dhe profesori që dyshohen për keqpërdorim me të miturën në Drenas
-
Pritet paraburgimi i policit për rastin e përdhunimit në Drenas
-
Tre arsimtarë, polici e avokati dënohen për keqpërdorim seksual të së miturës
-
Shtyhet seanca ndaj të akuzuarve për rastin e të miturës nga Drenasi
-
I refuzohet ankesa kundër paraburgimit personit që keqpërdori pozitën zyrtare