Ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, ka thënë se 20 vjet më parë në Gllogjan, në betejën e Dukagjinit, u zhvillua një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo betejë ishte vazhdimësi e betejës së nisur më 5, 6 dhe 7 mars në Prekaz nga komandanti legjendar Adem Jashari. Beteja e 24 marsit 1998 shënoi edhe zgjerimin e luftimeve në Kosovë, duke e masovizuar edhe më shumë luftën çlirimtare të Kosovës. Sot, ne të gjallët me respekt kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që sot nuk janë në mesin tonë”, ka shkruar Limaj.
“Saktësisht një vit pas betejës së Gllogjanit, ndodhi fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe si rezultat i luftës së drejtë që po zhvillonte populli i Kosovës. Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës”.
-
Mijëra qytetarë nderojnë dëshmorët në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit
-
Haradinaj në përvjetorin e Epopesë së Dukagjinit kujton sakrificat dhe betejat vendimtare
-
28-vjetori i Epopesë së Dukagjinit, nderohen dëshmorët e rënë në betejën e Gllogjanit
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve
-
Veteranët marshojnë në kryeqytet, në 27-vjetorin e çlirimit