Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj e dinte se do të shpallej i pafajshëm

Ish komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, i njohur si “Çeliku”, e dinte se do të shpallej i lirë.

“Që nga fillimi kam qenë i bindur në pafajësi, pasi nuk kishte prova, por jam i bindur që edhe vetë prokuroria e ka ditur që nuk ka prova. Edhe nëse në shqyrtimin gjyqësor nuk kanë arritur të gjenden kryesit e veprës, dhe urdhërdhënësi, konsideroj se për familjet e dëmtuara ka qenë satisfakcion, për faktin që është vërtetuar se tendenca për t’i njollosur ka qenë e pasuksesshme”, ka thënë Limaj, në seancën e fundit gjyqësore ndaj tij.

Në seancën ku u shpall vendimi për të Limaj ka dal pa thënë asnjë fjalë, duke mos folur as para gazetarëve.

Limaj, tash zëvendëskryeministër, akuzohej nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar, apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.