Ministri në detyrë i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj thotë se dorëheqja e pesë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë e ka zënë në befasi dhe se nuk ka qenë në dijeni për arsyet e prezantuara në letrën e dorëheqjes së anëtarëve ndërkombëtare.
Ai nënvizon se në rast se do t’i ishin prezantuar arsyet, atëherë do të ishte angazhuar që të gjejë zgjidhje.
KOHA ka raportuar gjatë ditës së enjtes se pesë anëtarë të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim kanë dhënë dorëheqje, prej tyre dy vendorë dhe tre ndërkombëtarë.
Arsyeja e dorëheqjes së tyre ndërlidhet me kërkesën e Antikorrupsionit për ta deklaruar pasurinë, një praktikë e panjohur për ta deri tash. Ndërsa, vendorët dorëheqjen e tyre e kanë arsyetuar me humbjen e legjitimitetit të Bordit dhe presioneve nga jashtë e nga brenda.
“Më lejoni të theksoj se, unë si ministër, jam i befasuar me këto dorëheqje dhe nuk kam qenë në dijeni për arsyet e prezantuara në letrën e dorëheqjes së anëtarëve ndërkombëtarë. Nëse këto arsye do të më ishin prezantuar, unë do të isha angazhuar në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballeshin dhe do të kisha shikuar mundësinë për t’i mbështetur ata”, thuhet në reagimin e ministrit Likaj.
-
Ekspertët nisin vlerësimin e 240 programeve studimore
-
Presionet çuan në dorëheqjen e pesë anëtarëve nga Akreditimi
-
Tre anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë japin dorëheqje
-
Anëtarë të Komisionit për arsim e quajnë skandaloz raportin vjetor të punës së KSHC-së
-
Universitetet e kolegjet s’ka kush t’i monitorojë