Mjekët kirurgë në Kosovë po vazhdojnë grevën edhe pas miratimit të Ligjit për Pagat nga Kuvendi i Kosovës.
Me ligjin e ri është rritur edhe koeficienti për mjekët - nga 3.5 sa ka qenë, në 5.
Megjithatë, mjekët kirurgë kërkojnë të rangohen me koeficient më të lartë.
Arbër Morina, kirurg, tha për Radion Evropa e Lirë se greva do të vazhdojë edhe më tej, me kërkesën për rregullimin e koeficientit.
“Greva vazhdon njësoj, pa kurrëfarë ndryshimi, me të njëjtën kërkesë dhe me të njëjtin intensitet. Ne po kërkojmë rregullimin e koeficientit dhe rishikimin e ligjit, për faktin se me ligjin e fundit të miratuar në Kuvend, kemi konstatuar shkelje të rënda në procedura dhe në përmbajtje, të cilat bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ne mendojmë se ky ligj duhet të rishikohet dhe të riformulohet”, tha Morina.
Mjekët kirurgë e kanë nisur grevën më 17 dhjetor të vitit të kaluar dhe pavarësisht thirrjeve për ndërprerje të saj nga ana e Federatës Sindikale e Shëndetësisë, greva vazhdon.
-
Kirurgët vazhdojnë grevën, s’e ndërpresin deri t’u rritet koeficienti sa i gjyqtarëve e prokurorëve
-
Kirurgët e QKUK-së: Greva do të vazhdojë derisa rrogat tona të barazohen me të prokurorëve e gjyqtarëve
-
Vazhdon greva e kirurgëve në QKUK, thonë se pagat i kanë sa shoferët e ministrave
-
Mjekët kritikojnë qasjen e Qeverisë në sektorin e shëndetësisë
-
Infermierët thonë se u është garantuar se Ligji për paga miratohet në fillim të 2022-s